#rtvora #oranews
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi 29-vjetorin e themelimit të kësaj partie, ndërsa thotë se ja kanë dalë të jetë parti e shpresës për shqiptarët. Basha shkruan se edhe sot qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga PD.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ndërsa në rrjetet sociale shkruan se Liria dhe Demokracia janë guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.
Sot thotë Basha sërish shqiptarët i kanë sytë nga PD, për të finalizuar misionin për të cilin u themelua kjo forcë politike.
Basha: Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/basha-ne-ditelindjen-e-29-te-te-pd-jemi-partia-e-shpreses-shqiptaret-i-kane-syte-nga-ne
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp