#rtvora #oranews
Presidenti francez, Emmanuel Macron, qëndron në krye të nismës për mbajtjen e një konference donatorësh për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, pavarësisht skepticizmit që ruan për çështjen e integrimit. Ambasadorja, Christina Vasac, tha se konsultimet me vendet anëtare dhe Komisionin kanë nisur, ndërsa për finalizimin duhet pritur fillimi i vitit tjetër.
Skeptike për negociatat, por Franca është vënë në krye të organizimit të një konference donatorësh për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Nga Elbasani, ambasadorja Christina Vasac tha se rezultat priten në fillim të vitit të ardhshëm.
Vasac: Ka konsultime mes shteteve anëtare të BE, por edhe me Komisionin e ri që drejtohet nga presidentja Ursula von der Leyen që do të vendosë se ku dhe kur do të zhvillohet konferenca e rindërtimit. Kjo konferencë do të mbahet brenda një kohë të shkurtër në fillim të vitit tjetër, por ende nuk kemi një datë. Ajo që duhet të nxjerrim në pah është solidariteti i Francës ndaj Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vasac-franca-solidaritet-karshi-popullit-shqiptar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp