http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/ngaepara2019/
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familja ku kemi trokitur këtë herë është famila Markaj. Shefiku, Afërdita dhe Jurgeni janë një familje e mbajtur fort mes sakrificave dhe dashurisë për njëri - tjetrin. Shefiku sot vetë baba na tregon se nevoja dhe dëshira e tij për t?ja nisur nga e para I dedikohet djalit të tij Jurgenit, pasi atij vetë I ka munguar prania e të atit që në moshë të vogël, gjithashtu I ka munguar edhe një shtëpi në kushte normale. Shefiku I lindur dhe rritur në fshatrat e Kuksit, në vitet ?90 provon të emigrojë, ku për të mbijetuar I është dashur të bëjë punë të ndryshme dhe me lodhje të mëdha fizike. Pasi kthehet nga emigracioni, ai dhe Afërdita martohen dhe fillimisht zhvendosen në Fushë - Krujë për disa vite, e së fundmi në Kodër Kamëz ku ndërtuan edhe shtëpinë e tyre. Shtëpi kjo e cila edhe pse e pa përfunduar dhe modeste do të ishte streha e tyre për vite e vite me rradhë. Si pasojë e sforcimeve fizike Shefiku pëson dëmtime në shtyllën kurrizore dhe ndërpret punën, kështu Afërditës I duhet të punojë dy punë, në një fabrikë këpucësh dhe në një furrë buke.