Më 16 janar gati fatura financiare për dëmet e tërmetit! Ministri Çuçi bën bilancin e 2 javëve

2019-12-12 0

TIRANË - Qarqet e Tiranës, Durrësit e Lezhës ndodhen ende në gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra të plagosur e me mijëra pa banesa nga dëmet e shumta që godinat pësuan.

Ministri Bledi Çuçi, Drejtues Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, teksa shprehu ngushëllimet për familjarët që humbën njerëzit e zemrës në këtë fatkeqësi dhe falenderoi të gjitha forcat nga vendi dhe jashtë shtetit që u bënë një për të ndihmuar Shqipërinë, bëri një bilanc të mobilizimit të qeverisë e cila është angazhuar për rindërtimin e gjithçkaje të rrënuar.

Ministri tha se ende nuk ka një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Por kjo do të jetë gati më 16 janar, teksa është bërë formulari mbi modelet e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara për përpunimin e të dhënave në mënyrë elektronike dhe në kohë reale.

"Verifikimi i detajuar i dëmeve në ndërtesat e prekuar nga tërmeti është hapi i parë në përgatitjen e Raportit të Dëmeve. Caktuam zonjën Milva Ekonomi në rolin e Koordinatores Kombëtare për Raportin e Dëmeve, si dhe ngritëm grupin e përbashkët të punës me BE-në, Bankën Botërore dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ta përgatitur këtë raport, i cili do të paraqitet në 16 janar", tha Drejtues Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore.

Rruga drejt rindërtimit duket e afërt pasi siç bëri të ditur ministri Çuçi, qeveria u ka dorëzur privatëve, mbi 200 dosje për të rindërtuar shtëpitë në zonat rurale në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Lac dhe Durrës-Lezhë.

"Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës", tha Drejtuesi Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore.

Faza e parë e procesit të vlerësimit të dëmeve ishte pikërisht ajo e evidentimit të objekteve që duheshin shembur ose që  duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht. Deri më tani janë inspektuar mbi 14 mijë objekte, ndërsa nga to, 44 janë shembur, kryesisht në qarkun e Durrësit. "Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë.  Në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar 500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë  e inxhinierë konstruktorë nga 11 vende partnere", tha ministri.

Sa i përket inerteve të godinave të shembura që u shpallën të pabanueshme dhe të rrezikshme, Çuçi tha se brenda datës 25 dhjetor, këto inerte do të depozitohen në fushën në Porto Romano, si pjesë e projektit për krijimin aty të një parku të madh urban bregdetar.

Zgjidhja afatgjatë për këtë situatë - siç edhe ka shprehur kryeministri Edi Rama - është rindërtimi masiv i banesave të dëmtuara dh...

Free Traffic Exchange