Partizani publikon çmimet e biletave për derbin, FSHF: Eja të shijojmë magjinë e futbollit

2019-12-12 0

Çdo tifoz apo i apasionuar pas futbollit dhe konkretisht pas derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, do të mund ta ndjekë sfidën në ?Air Albania Stadium? për një çmim të arsyeshëm. Klubi i Partizanit, që është edhe organizatori i kësaj sfide ditën e premte, ka bërë të ditur se nga sot kanë dalë në shitje biletat dhe çmimet përkatëse të tyre në varësi të tribunave.

Klubi i kuq ka menduar për të gjithë shtresat dhe për këtë arsye një biletë në shumë prej tribunave të ?Air Albania? mund të blihet për 500 lekë të reja. Bëhet fjalë për të gjithë ato tribuna që nuk janë VIP, ndërsa tek këta të fundit biletat variojnë nga 3 mijë lekë deri në 5 mijë lek të vjetra. Për arsye sigurie një pjesë e vogël e stadiumit do të jetë e mbyllur.

Partizani-Tirana do të jetë ndeshja e dytë që do të luhet në impantin e ri në kryeqytet pas sfidës inauguruese të kombëtares me Francën më 17 nëntor. Për të organizuar këtë sfidë në ?Air Albania?, edhe pse nga klubi i Partizanit nuk e bëjnë me dije, burime thonë se të kuqtë kanë rënë dakord të pagujnë 10 milionë lekë të vjetra.

Për këtë sfidë FSHF me anë të një reagimi ka bërë thirrje që tifozët të jenë sa më të shumtë në stadium. Ndër të tjera në deklaratën e federatës thuhet ?eja të shijojmë së bashku magjinë e futbollit shqiptar?.

Free Traffic Exchange