Në takimin që kryeministri Rama zhvilloi me banorët e prekur nga tërmeti në Laç, një banor i komunitet rom në këtë qytet, iu drejtua kreut të qeverisë se ?këtu janë të gjithë të bardhë, vetëm unë jam i zi?, duke kërkuar që të flasë për hallin e tij.
Banori: Të gjithë këtu janë të bardhë, vetëm unë jam i zi. Të flas dhe unë të paktën.
Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu pranë meje
Banori: Jam 55 vjeç.
Rama: Ca datëlindje je? 1964?
Banori: Po, ?64!
Rama: Qenkemi moshatarë bashkë. Shifeni njëherë, alamet kingu është
Banori: Ne kemi ndenjur me qira. Të behet një pallat dhe të lihet për 25 vjet me qira
Rama: Do ta rregullojmë dhe do ta japim me qira.
Banori: Veje dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët, nuk i do njeri.
Banori: Doja një hotel për plakën time e kam 82 vjeçe.
Ndërsa në fund të takimit, kryeministri Rama i jep edhe çelësin e dhomës për nënën e tij.