Rreze Dielli 11 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 2 Sallatë me pulë dhe perime

2019-12-12 0

Sallatë me pulë dhe perime

Përbërësit:

400 gr fileto pule

3 vezë

1 lugë çaji niseshte

1 lugë çaji miell

Kripë, piper I zi



Vaj

2 speca mix

1 qepë

½ tufë majdanoz

3 lugë gjelle majonezë

Përgatitja:

Fileton e pulës e presim në feta të holla, e shtypim pak lehtë me fundin e një tigani, e marinojmë me Olivella, hedhim vaj dhe i pjekim në tigan derisa të zverdhet nga të dyja anët.

Në një tas rrahim vezët me kripë dhe piper të zi, miell dhe niseshte.

Bëjmë 3-4 omleta të holla. I vendosim mbi njëra tjetrën, i mbledhim role dhe i presim në fije si makarona.

Kastravecin, specat dhe qepën i presim në shirita. Majdanozin e grijmë vrazhdë. Edhe fileton e pulës e grijmë në fije. Të gjithë përbërësit i përziejmë në një tas. Shtojmë në të majonezën, e përziejmë dhe mund ta servirim me pak bukë të thekur. Ju bëftë mirë!