#rtvora #oranews
Analisti Ben Andoni tha se në vendin tonë po ndodh një anomali në situatën pas tërmetit.
I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se situata në terren është ndryshe nga ajo që dëgjohet në referencat zyrtare.
Andoni shpjegoi se janë dëmtuar shumë dy institute bazikë, ai Hidrometeorologjik dhe i Sizmologjisë.
Ai shtoi se në këto momente qeveria nuk është serioze ndërsa theksoi se një pjesë e ndërtueseve kanë qenë koshient që Shqipëria është zonë sizmike.
Ben Andoni: ?Kemi një anomali. Është ndryshe ajo që referohet dhe ajo që është në terren. Një pjesë e banorëve janë krejt të paqartë për banesat e tyre ndërsa është krejt ndryshe ajo që dëgjojmë në referencat zyrtare. Ka një problem nga viti 2007 me shpërbërjen e strukturave të akademisë, janë dëmtuar shumë dy institute bazikë, AI që merret me problemet sizmike dhe ai hidrometeorologjik. Njoh shumë Institutin Hidrometeorologjik, kishte të dhëna që nga shekulli 19 dhe e dimë që ne përmbytemi vazhdimit dhe të dhënat që jepen nga Instituti janë shumë inferiore që kanë edhe sisteme automatike tani. Kjo ka ndodhur edhe me Institutin e Sizmologjisë. Nuk është e vërtetë që nuk pasur harta dhe nuk i kanë abdetuar. Shyqyri Aliaj tregoi se ishte abdetuar harta e sizmologjikë por nuk është futur në sistem. Nuk funksionon prej shtetit tonë, nuk është serioz.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ben-andoni-shteti-nuk-po-tregohet-serioz-situata-post-termet-eshte-ndryshe-nga-cfare-thuhet-ne-referencat-zyrtare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp