#rtvora #oranews
Ende pa fikur të parën, ndez cigaren e radhës. Shija e hidhur e kafes i duket e ëmbël para dhimbjes së humbjes së të afërmve në tërmetin e 26 nëntorit.
Sadriu humbi motrën, Fatmira Cara së bashku me fëmijët e saj Almiri, Erisa dhe Hasani si dhe nusen e shtëpisë. Tërmeti gjithashtu i mori edhe vëllanë, Kastriot Cakonin dhe vajzën e tij Dritën.
Pas tërmetit ai nuk është futur në shtëpi, me kokën nga dera pret që të vijnë ta përshëndesin motra dhe vëllai.
Sadri Cakoni: Po ne flasim, unë shikoj nga porta se mos vjen dikush nga këta (familjarët), vëllai, nipi.
E ftuam Sadriun të mblidhnim kujtime në rrënojat e pallatit, por vetëm mendimi e bën atë të lotojë.
Sadri Cakoni: Nuk jam afruar, nuk ma mban. Nuk më mbajnë gjunjët. Nuk guxoj! Më duket një diçka e ngelur në tru, një kasetë shumë e keqe dhe e hidhur dhe e ndërroj rrugën. Kur ikën njerëzit ç'kujtime do marr. Këto janë kujtime të hidhura në jetën time dhe nuk afrohem dot fare.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tragjedia-e-thumanes-rtv-ora-ne-familjen-cakoni-ku-termeti-mori-7-anetare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp