Veseli pyetet në Hagë/ “Lufta e UÇK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia

2019-12-12 2

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik.

Veseli i bëri këto komente për gazetarët në Hagë, ku të martën përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë.

?Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilin e ka synuar Serbia që ta bëjë në Kosovë?, tha Veseli.

Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë, por tha se ashtu siç ka premtuar, edhe është paraqitur për intervistim para Prokurorisë.

Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hage#UÇK#TopChannel