#rtvora #oranews
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg të të pandehurve të ashtuquajturës dosja "Babale? për akuzën e kallëzimit të rremë. Për ish- deputetin Ervin Salianji u kërkua 18 muaj burg, për Albert Veliun 3 vite e gjashtë muaj, Fredi Alizotin 3 vite, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit heqje liri.
Prokurorët Genci Qana dhe Kol Hysenaj ishin të të njëjtin mendim për dënimin e ish-deputetit Salianji me 18 muaj heqje lirie, por gjatë leximit të pretencës Qana tha se mund të konvertohet me 3 vite shërbim prove.
Organi akuzës gjithashtu kërkoi dënimin e Alber Veliut me 3 vite e 6 muaj për kallëzim të rremë e kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg.
Masë më e ulët dënimi u kërkua për gazetarin Jetmir Olldashi, për dënimin e tij me 1vit heqje lirie, ose të përmbushë një punë në interes publik për një kohë prej 200 orësh.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-marten-pretenca-dosjen-babale-ja-sa-vite-burg-rrezikojne-te-akuzuarit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp