Një grup banorësh të lagjes 18 në Durrës, pallatet e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, kërkojnë sipas PD-së certifikimin nga shteti për t?u rikthyer të qetë në banesat e tyre. "Qeveria nuk ka dërguar asnjë njeri të vlerësojë situatën. Si nuk erdhi një njeri. Janë dy javë. Nuk më ka ardhur absolutisht asnjë njeri të më shohë se çfarë problemesh kam unë në banesë. Fjeta 5 ditë në makinë, sot unë kam hyrë në shtëpi, por jam e pasigurt aty ku fle, sepse nuk e di, unë dua një njeri të shtetit të ma certifikojë që unë të hyj dhe të fle rehat aty. Tek pallati 2000 Lagjia 18, 30 metra nga pallati 6 katësh që u rrënua, ka probleme sa të duash, asnjë nuk ka ardhur ta certifikojë. Shtet hajdut se vetëm po vjedhin i pash tek ndihmat se çfarë bënin, duke i marrë me makina. Na kanë lënë kështu. të shkoj në shtëpinë time në atë gërmadhën time, dua të jetoj në shtëpinë time. Erdhi një ekspert tha, është i pabanueshëm. vunë kryqin e verdhë dhe shirit. Dua një zgjidhje, të më japin OK-in, të futem në pallat? tha një prej banoreve, sipas njoftimit të zyrës së shtypitë të PD-së.
Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, teksa u takua me banorët e Durrësit, rikthesoi se zgjidhja është plani që opozita ka propozuar për masat urgjente që duhen marrë për lehtësimin e këtyre problemeve të banorëve të dëmtuar nga tërmeti. ?Qytetarët janë shumë të axhituar. Kanë dy javë që i tallin me copa letre dhe e vërteta është kjo, po nuk pate mik ose fle në makinë, ose në banesën e pasigurt. I vetmi vendim konkret i Edi Ramës ka qenë porosia që i dha Këshillit Bashkiak të Durrësit që të emërojë njeriun e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë. Kjo tregon se axhenda e qytetarëve nuk përputhet me axhendën e qeverisë?, tha Xhaferri.