#rtvora #oranews
Qëndresa për të mbrojtur një palë apo një tjetër devijoi debatin në emisionin 360 Gradë në RTV Ora nga tërmeti tek teatri.
Aktori Laert Vasili rrëshqiti gjatë debatit deri aty sa kolegët e tij artsit që janë pozicionuar haptazi kundër shembjes së tij i quajti çeçenë.
Kalaja: Nuk jemi në teatër dhe meqënëse ra fjala shko dhe mbro teatrin.
Vasili: Meqë nuk jemi në teatër jashtë bëni teatër me hallet e popullit. Teatri mbrohet në skenë. E keni marrë peng si çeçenët.
Kalaja: Po po si çeçenët.
Vasili: Çeçenët këndojnë tallava e hedhin valle. Qetësohu se do kalojmë ditë tjetër tek kjo temë. Që keni marrë çelsat e institucioneve shtetërore dhe i mbani në xhep.Kemi ardhur të flasim për ndërgjegjësimin e popullit shqiptar. Për të mos ngritur qiranë 15 përqind në Tiranë, por ky për ty s'përbën lajm.
Në fund të emisionit avokati Adriatik Lapaj e rimori edhe një herë këtë etiketim të Vasilit.
Lapaj: Laerti bëri gabim qëparë me atë fjalën çeçenët se i ka kolegë. Zoti Budina?
Vasili, i penduar për mënyrën se si u shpreh tentoi të sqarohet se termin çeçen nuk e adresoi për aktorët.
Vasili: Nuk fola për aktorë unë. Mos i shtrembëroni fjalët e mia. Të thashë për njerëz të caktuar të cilët vënë muzik dhe kërcejnë tallava nuk fola për kolegë unë.
Për më shumë lexoni në:
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp