Nuk kishte veçse pak ditë që ishte shfaqur muralja më e fundit e Banksy-t, dhe mbërrin lajmi i keq se ajo është vandalizuar.
Vepra e artistit anonim , e titulluar ?Zoti e bekoftë Birmighamin? tregonte slitët me drerët e babagjyshit në krah të një njeriu të pastrehë, që po e kalonte natën jashtë, duke fjetur në një stol.
Personat që kanë ndërhyrë duke prekur krijimin e Banksy-t, punët e të cilit kanë arritur të shiten për miliona euro, i kishin shtuar hundën e kuqe drerëve të pikturuar në ngjyrat bardh e zi. Banksy kishte nxjerrë edhe një video ku shpjegonte sesi ishte realizuar muralja e tij e re. Burri i pastrehë që shfaqet aty, quhet Rajan.
?E filmuam për 20 minuta Rajanian të shtrirë në stolin e tij ndërsa njerëzit që kalonin pranë tij i lanë pije të ngrohta, çokollata dhe një elektrik dore, ndonëse ai vetë nuk i kërkoi asgjë?, thuhet në video.
Një grua që kishte rastisur të kalonte aty ndërsa nxitonte për në punë, rrëfeu se kur kishte zbritur nga autobusi, kishte parë një burrë që po qëndronte me personin e pastrehë.
?Mendova se po e ndihmonte, tha ajo?, nuk ma mori mendja kurrë që ishte Banksy. Ndërkohë, argjendari Martin Clarke, që e ka dyqanin në rrugën përballë, shprehet se kishte parë dy persona duke punuar mbi murin ku më vonë do të shfaqej piktura e artistit të famshëm enigmatik, por shtoi se kishte menduar që ishin punonjës të bashkisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Banksy#Birmingham#TopChannel