Janë të shumtë ata që pyesin se çfarë do të bëhet me pallatet e shpallur të pabanuar. Inxhinierja Luljeta Bozo bën një ndarje të tyre. Sipas saj, pallatet e dëmtuara rëndë duhet të shemben, ndërsa ato që kanë pësuar dëmtime të lehta duhet të rikonstruktohen.
?Në qoftëse është për rrezik jete, do shkatërrohet. Nëse ajo është e pabanueshme përkohësisht deri sa të rregullohet, mund të ndërhyhet edhe në strukturat që janë pak të dëmtuara, atëherë duhen masat inxhinierike. Ai që ka thënë do rikonstruktohet duhet të paraqesë edhe projektin e rikonstruksionit. Do rikonstruktohet kollona, jepe projektin, do rikonstruktohet muri se është çarë i tëri, jepe projektin si do bëhet. Të gjitha duan fletë projekte nga inxhinierë?.
Inxhinierja Bozo jep edhe mënyrat e ndërhyrjes në rikonstruksion.
?Nuk pret puna më që të rijnë njerëzit të presin. Edhe kolona po të jetë e dëmtuar vendosen katër profile metalike, që kapen që mbërthehen mirë dhe që është një masë preventive e menjëhershme dhe nuk bie dhe pastaj vazhdon me riparimet e tjera. Sot ka shumë teknologji dhe teknika të reja me të avancuara dhe me një afat kohor shumë të shkurtër sesa riparimet që jemi mësuar. Nuk pret burokraci?.
Në Tiranë rezultojnë 729 konstatime nga grupet inxhinierike, prej të cilave 59 pallate janë shpallur të pabanueshëm 132 të tjerë dëmtuara rëndë.