TIRANE- Për rreth një orë e 20 minuta presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Në një dalje për mediat Meta u shpreh se shpreson se prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike
"Jemi këtu në respekt të pyetjes tuja dhe nuk mund të largohesha pa respektuar edhe vëmendjen tuaj pavarësisht se dokumenti ka çështje edhe më të mprehta. Jam këtu në përgjigje të ftesës së prokurorisë pas padisë ndaj shtetasi Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e kompetencës së detyrës shtetëror. Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që prokuroria të mos jetë në presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Kushtetuta e thotë qartë se kushtetuta është ligji më i lartë në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje që bën fjalë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë që garanton sovranitetin e popullit shqiptar. dua t'i siguroj qytetarët se presidentit i tyre ka zbatuar dispozitat kushtetuese. Të gjitha provat e depozituar deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit. Ne nuk bëjmë presione pavarësisht se ka vënë në dyshim dinjitetin e shtetit. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do bashkëpunojmë më ngushtë me prokurorinë se ky është një rast flagrant. Vendin ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, por mund t'iu them se do të vijojmë të komunikojmë me qetësi me qytetarët shqiptarë për t'i ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës. Sapo të kthehem në zyrë do autorizoj Blushi të publikojë spotin e parë sepse Kushtetua është mjaft e rëndësishme", u shpreh Meta.