Ranë gurë nga faqja e malit, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

2019-12-12 2

Rënia e një masivi gurësh nga faqja e malit në vendin e quajtur ?Kthesat e Murrashit? ka bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd mëngjesin e së martës.


Fatmirësisht në momentin e rënies së gurëve nuk ka pasur lëvizje të mjeteve, por rreziku mbetet i madh dhe konstant në një aks me lëvizje të dendur, i cili jo lidh jo vetëm disa qytete, por edhe dy pika të kalimit kufitar.

Lëvizja e mjeteve prej mëngjesit kryhet me një kalim, ndërkohë që po punohet për pastrimin e masivit të dheut.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë mal ka rrëshqitje të masivit shkëmbor, që jo vetëm bllokon rrugën, por bëhet rrezik serioz për përdoruesit e saj.

Asnjë mase nuk është marrë për izolimin e kësaj problematike, ndërsa disa vite më parë u tentua shpërthimi me dinamit i një pjese të faqes së malit, por edhe kjo rezultoi joefikase.

Policia ndërkohë është duke menaxhuar trafikun e rënduar për shkak të bllokimit të rrugës, ndërsa bën apel për ulje të shpejtësisë dhe kujdes në këtë aks rrugor sa herë ka mot të keq.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Librazhd#TopChannel