Ora News - Arrestohen 21 shoferë, policia bën apel: Kujdes pranë shkollave!

2019-12-12 0

#rtvora #oranews

Policia rrugore ka vënë në pranga 21 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave në qarkullim.

Arrestimet u bënë gjatë kontrolleve parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

12 drejtues mjetesh u arrestuan në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Po ashtu policia thotë se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

"Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t?u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh", thuhet në njoftimin e policisë.

? Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).

? Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

? Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

? Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Gjithashtu policia bën thirrje që drejtuesit të kenë kujdes, të mos pinë alkool kur janë në timon dhe t'i japin përparësi këmbësorëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arrestohen-21-shofere-policia-ben-apel-kujdes-prane-shkollave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp