VLORE- Një makinë ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Makina tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të Fatjon Pashos është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në lagjen "15 Tetori" para Bashkisë së qytetit.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e saj.