Report TV -Bashkia Mirditë firmos vendimin për pagesën e qirave për të prekurit nga tërmeti

2019-12-12 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Rrëshen për të parë nga afër gjendjen dhe masat e marra për përballimin e pasojave të tërmetit që ka prekur edhe bashkinë Mirditë, me dëmtime shtëpish. Ministri Lleshaj vizitoi konviktin e gjimnazit të Rrëshenit ku janë strehuar përkohësisht familjet të cilave u është dëmtuar banesa. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj, ai ka bashkëbiseduar me qytetarët në lidhje me situatën e krijuar duke i siguruar se do të ndërmerren të gjitha hapat që atyre t?u sigurohet një banesë e sigurt, dhe në vazhdimësi, do të jepet mbështetje për strehimin në ndërtesa të reja apo të rikonstruktuara.

Kreu i Bashkisë Dedaj tha se këshilli bashkiak i Mirditës ka marrë vendim për pagesën e qirave të të gjitha familjeve, banesat e të cilëve janë shpallur nga ekspertët si të pabanueshme. Duke bërë një përmbledhje të gjendjes aktuale, Dedaj u shpreh se ?bashkë me Ministrin e Brendshëm vizituam banorët që janë strehuar këtu në konviktin e gjimnazit të Rrëshenit, dhe te shtëpia e murgeshave. Këta banorë janë strehuar që në momentin e parë që pallatet janë shpallur si të pabanueshme. Sot u shpall i pabanueshëm edhe ky pallati dykatësh, këtu, ku janë zhvendosur 4 familje, që po mendojmë dhe për këto për një strehim të shpejtë?.