#rtvora #oranews
Banorët e kryeqytetit, shtëpitë e të cilëve janë shpallur të pabanueshme, vijojnë të qëndrojnë në ambientet e ndërtesave. Në shumicën e rasteve, ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë, pasi nuk kanë marrë zgjidhje nga autoritetet, ndërsa në të tjera janë ende të paqartë për gjendjen e banesave të tyre.
Në Tiranë banorët vazhdojnë të mos kenë një përgjigje konkrete prej Bashkisë nëse duhet të jetojnë në apartamentet e tyre apo duhet të strehohen diku tjetër.
Në një prej objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit grupi i inspektimit në akt-konstatim shkruan se kati i parë është i pabanueshëm, ndërsa në katet e tjera, mund të banohet.
Për banorët, kjo përgjigje është e pakuptimtë, duke parë edhe dëmtimet e dukshme në shkallë.
"Nuk na ka orientuar njeri, thonë kati i parë dhe kati i dytë është i pabanueshëm.Unë jam në kat të katërt, atje po rri. Nuk më ka sqaruar shteti, që ti duhet të dalësh përjashta ose të rri brenda."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-pa-zgjidhje-jetojme-ne-pallate-te-pabanueshme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp