Bllok bota Iran zgjedhjet, Putin, Gjermani CDU - (18 Shkurt 2000)

2019-12-12 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Iranianët kanë nisur të votojnë sot në qetësi dhe me masa të rrepta sigurie për zgjedhjet legjislative ku është në lojë sigurimi i një shumice për presidentin reformator Mohamed Katami. Autoritetet kanë mobilizuar 130 mijë policë për të ruajtur rendin dhe sigurinë në qendrat e votimit. Në votim marrin pjesë rreth 38.7 milion iranianë nga 16 vjeç e sipër. Sipas analistëve pjesmarrja e gjerë në votim do të ishte në favor të reformistëve. Këto janë zgjedhjet e 6-ta legjislative në Iran pas shpalljes së republikës islamike në vitin 1979.

Vladimir Putin ka nisur fushatën elektorale për president nga Siberia. Sot ai ka qenë në skajin e harruar rus duke trajtuar temën e tij të preferuar të një shteti të fortë. I etur për të shfaqur anën e tij humane ai bëri homazhe dhe në një memorial për viktimat e aksidentit ajror të vitit 1997 në qytetin e Irkukut. Sot Putin ka premtuar përpara siberianëve krijimin e kompanive të mëdha të afta jo vetëm për të zbuluar burimet minerare të rajonit por edhe për ti përpunuar dhe shitur ato në tregjet ruse dhe në ato botërore.

Kristian Demokratët gjermanë kanë gjetur zëvendësuesin e Shojbos. Pas dorëheqjes së kreut të CDU-së personazhi i gjetur për në krye të partisë quhet Fridrik Merc. Ai është zgjedhur për të kryesuar grupin parlamentar të partisë së tij. 44 vjeçar, njohës shumë i mirë i financavë të CDU-së. Por në 20 Mars CDU do të vendos përfundimisht për kreun e partisë pas dorëheqjes së Shojbut nga drejtimi i kësaj partie, pasi përflitet për implikim në fondet e zeza të kristian demokratëve./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori