Roma ka nisur zyrtarisht sezonin festiv të fundvitit me ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri.
Pema më e debatuar dhe politizuar në Itali, me nofkën ?spelacchio?, në shqip qerose, është vendosur në sheshin Venecia. Me qindra njerëz ishin të pranishëm për të parë nga afër spektaklin.
Pas pemës që kryetarja e bashkisë Virxhinia Raxhi e quajti më të famshmen ne botë, u ndezën edhe dritat e rrugës Corso, e njohur për dyqanet e luksit, por e mbipopulluar tashmë nga të pranishmit në festë.
Spelacchio do të qëndrojë e ndezur 24 orë në ditë deri më 6 Janar.