Eksperte nga Maqedonia te angazhuar per vleresimin e demeve ne Shqiperi

2019-12-12 1

Instituti i sizmologjisë, inxhinierisë, dhe tërmetit të Maqedonisë së Veriut si dhe byroja për ekpertizë ligjore, por edhe gjithë institucionet tjera të nivelit lokal, komunat e ndryshme si dhe dhoma e vlerësuesëve të Maqedonisë së Veriut janë organizuar në korpusin e ekspertëve të cilët do të bëjnë vlerësimim dhe rehabilitimin e objekteve nga zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.

Sipas Xhaferit bashkëpunimi ndërshtetëror në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të vazhdojë edhe në fazën e tretë të vlerësimit.

Në pyetjen se a janë të ndërtuara objektet sipas standardeve, Xhaferi theksoi që fjalën e fundit do të duhet ta japin ekspertët e Shqipërisë, ku janë paralajmëruar edhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelë procedurat.