Librat në shitje me vulën e bibliotekës - (18 Shkurt 2000)

2019-12-12 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Që prej kohësh fondi kulturor i bibliotekave ka dalë në shitje. Vetëm në Tiranë janë disa pika mini librari të vogla që shesin libra me vulën e bibliotekave. Në disa raste këto vula janë të prishura por numri rendor i tyre ose ish-vula, tregojnë që dikur këta libra kanë qenë banues të një biblioteke. Kështu në treg gjen libra me vulën e Bibliotekës Kombëtare por nuk mungojnë as libra që mbajnë vulën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kjo histori e cila ka kohë që qarkullon në tregun shqiptar të shitjes së librit ka filluar të dëmtoj jo vëtëm autorët por edhe shtëpitë botuese.

Tempulli i librit krijon kështu tek të apasionuarit e dijes një sër anomalish, pasi po të kërkosh një libër për ta lexuar pranë bibliotekave më mirë dil e kërkoje në treg. Këtë treg pirat deri tani nuk mund ta ndaloj asnjë ligj. Ndërkohë që Bibliotekat do të vazhdojnë të kenë firo, ku vjedhjet sërisht do të nxjerrin në treg edhe kopjet e fundit të librave./tvklan.al

Free Traffic Exchange