Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka udhëtuar në Hagë.
Ai nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veseli para nisjes tha se është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.
?Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së?.
Ai tha se ndihet krenar që ka pasur fatin ti shërbej popullit për liri e pavarësi.
?Dua të them të rikonfirmojë edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi?.
Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e fazës së parë të pasluftës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota për i patën thënë po themelimit të kësaj gjykate.