Varhelyi: E gabuar shtyrja e negociatave per Tiranen dhe Shkupin

2019-12-12 0

Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelji thotë se synimi i tij është hapja e negociatave të antarësimit për Tiranën dhe Shkupin, brenda pranverës 2020.
Përpara nisjes së takimit të ministrave të jashtëm të unionit në Bruksel, i pari ku ai merr pjesë pas nisjes së detyrës, Varhelji e quajti të gabuar shtyrjen e këtij procesi.
?Patëm një mëngjes të shkurtër pune me ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Debati ishte inkurajues. Besoj se duhet të korrigjojmë gabimin që u bë në tetor dhe të jemi gati të nisim negociatat e antarësimit me të dy vendet, brenda pranverës së ardhshme?.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar krahas disa çështjeve ndërkombëtare edhe për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në Bruksel ndodhen edhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ftuar nga homologu grek Nikos Dendias në mëngjesin e punës me zyrtarët europianë.