Një tjetër shtëpi e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar tërësisht duke shënuar një premtim të mbajtur se familjet e prekura Vitin e Ri do e festonin në banesën e tyre të re.  Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Erion Veliaj i dorëzuan ditën e sotme çelësat e shtëpisë tërësisht të re kryefamiljarit, Osman Toshi, i cili bashkë me familjen e tij në fillim të viteve ?90 u zhvendos nga Kukësi për në Tiranë për një jetë më të mirë.
Tashmë familja pesë anëtarëshe ka lanë pas vuajtjet në banesën e vjetër 100-vjeçare duke u sistemuar në banesën e re me katër dhoma. Por krahas rindërtimit të banesës, Bashkia e Tiranës mori përsipër edhe mobilimin e plotë të saj duke filluar që nga mobiljet, pajisjet elektroshtëpiake etj. Kryeministri Rama vlerësoi ndërtimin e kësaj shtëpie dhe siguroi se të njëjtin fat do të kenë edhe familjet e tjera të dëmtuara.
Menjëherë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës  paralelisht me dhënien e dëmshpërblimeve për familjet që kishin dëmtime të pjesshme, nisi dhe rindërtimin e banesave të shkatërruara tërësisht, kryesisht në zonat rurale ku edhe cilësia e këtyre ndërtesave linte shumë për të dëshiruar.  Â
Ishin me dhjetëra kompani të cilat iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të adoptuar një banesë, duke shënuar një nga operacionet më të suksesshme të rindërtimit të banesave para Vitit të Ri.