Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm ka vizituar banorët e dëmtuar nga tërmeti në Manëz. Sipas Bashës këta banorë jetojnë në çadra dhe në kushte të mjerueshme.
Ndër të tjera kreu i PD, me anë të një reagimi shkruan se këto banorë ndjehen të diskriminuar pasi nuk u është siguruar strehimi njësoj si disa familjeve të tjera. Sipas Bashës zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe marrja e parave për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara.
"Me dhjetra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin.
Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Sipas tyre disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa të tjerë me fëmijë disa muajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë. Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qira.