Fitoi 105 milionë paund/ Të nesërmen sërish në punë me kamionin e vjetër

2019-12-12 1

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë paund në lotari, i është rikthyer punës. 42 vjecari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin kamion të vjetër.

? Nëse do ta shihnit, nuk do ta kuptonit kurrë që keni përballë një prej njerëzve ndoshta më të pasur të Britanisë?, u shpreh një banor Selsey-t, në West Sussex ku jeton edhe fituesi fatlum. Thomson, baba i tre fëmijëve, duket i përkushtuar të përfundojë punën dhe të mbajë premtimet e bëra klientëve. Në kohën kur shumë prisnin që ai të lëshohej në shpenzime të shfrenuara, siç ndodh në mjaft me raste me fituesit e lotarive, 42 vjecari ka vazhduar jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veprimi i tij i ka befasuar aq shumë ata që e njohin, sa kanë nisur ta quajnë ?një legjendë të vërtetë?.

Vetë Steve tha se është zotuar t`i përfundojë porositë deri për Krishtlindje dhe kërkon të sigurohet që kjo të ndodhë vërtet. ? Partneri im e di mirë se po të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithmonë në krah?, është shprehur ai, ndërsa duket se po përgatitet ti dhurojë mikut të vet të mirë plot 4 milionë paundë. Fqinjët e 42 vjecarit dhe bashkëshortes së tij sllovake, Lenka, thonë se çifti do të ndajë një pjesë të parave me të tjerët. Sa për fëmijët e Thomsonit, njeri prej tyre kërkoi direkt një makinë Tesla, por Steve ia bëri të qartë se nësë do dicka, atëherë duhet ta fitojë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Lotari#TopChannel