Ora News - Pas tërmetit bizneset ankohen tek Basha Kemi rënie të prodhimit, shkak largimi i njerëzve

2019-12-12 0

#rtvora #oranews
Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka shkaktuar vetëm dëme materiale në godina dhe makineri për bizneset e Durrësit. Sipërmarrësit lokalë iu ankuan kryetarit të PD, Lulzim Basha se kanë humbur edhe punëtorët si pasojë e largimit të qytetarëve nga Durrësi. Të tjerë punonjës duhet të punojnë me orare të reduktuara për shkak se kanë humbur shtëpitë dhe strehohen në distance më të largëta.

Kreu i PD, Lulzim Basha u njoh nga afër me gjendjen e bizneseve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor në Durrës. Shqetësimi që sipërmarrësit lokalë i shprehën kreut të PD është se janë me qindra bizneset që janë dëmtuar jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, si pasojë e largimit të qytetarëve nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit.

I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinave pas dëmeve nga tërmeti

Në tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i tregoi kryetarit Basha se e mbylli aktivitetin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, të cilët kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg duke rritur distancën që duhet të përshkruajnë për të mbërritur në punë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/basha-takon-ne-durres-bizneset-e-prekura-nga-termeti

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp