Dhjetëra automjete të transportit të rëndë janë detyruar të presin për shumë orë në radhë në doganën e Morinës për të kaluar në Kosovë. Shkak janë bërë problemet në sistemin doganor prej mëngjesit të sotëm.
Drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, të revoltuar shprehen se ky nuk është rasti i parë që ata presin në radhë për orë të tëra, për të kaluar kufirin, pasi probleme të tilla sipas tyre janë bërë të shpeshta veçanërisht gjatë fundjavave.