Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
?Ndëretniciteti, bashkëpunim apo refuzim?, ka qenë ky Simpoziumi i sotëm zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, nga klubi kombëtar kulturor Iliriada, si dhe nga fondacionet e ndryshme në Shqipëri. Ky simpozium i zhvilluar në nivel ndërkombëtar ka trajtuar kryesisht problemet etnike, që kanosin Gadishullin e Ballkanit.
Simpoziumi është hapur me fjalën e të ftuarit nga Kosova Milazim Krasniqi, i cili ka trajtuar problemet e etnicitetit në Kosovë. Si një nga çështjet më delikate ky fakt për kosovën dhe Shqipërinë është i paevitueshëm. Faktori etnik i cili ndihet së fundmi në Mitrovicën e ndarë, ka qenë rezultimi i Krasniqit. Si një pikë e unifikimit mbetet problem ndërvarësia e kësaj pjese të Kosovës.
Për çeshtjen e etnicitetit ka folur edhe i ftuari nga Greqia për një bashkëjetesë sa më të mirë etnike, si një prosperitet për ballkanin më të mirat dhe të këqijat e veta. Problemet e gjithanshme të etnikëve të ballkanit janë diskutuar nga të ftuarit pas çdo kumtese.
Seanca e parë u drejtua nga Adelina Marku dhe Aurel Plasari, rizgjoi problemet që kanosin jo vetëm shqipërinë por gjithë Ballkanin. Në seancat e tjera dolën edhe disa nga detyrat për të shmangur disa nga këto probleme që na kërcënojnë sot./tvklan.al