Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Futja e forcave britanike në Mitrovicë ka sjell reagimin e menjëhershëm francez. Ministri francez i mbrojtjes tha në Sarajevë se trupat britanike kishin përforcuar dhe jo zëvendësuar ushtarët francez në Mitrovicë. Ju e dini që ne dëshirojmë që kontigjentet e ndryshme të bashkëpunojnë Brenda KFOR-it, i tha shtypit Richard pas një vizite që i bëri trupave franceze në Bosnje. Trupat britanike nuk kanë ardhur për të zëvendësuar ushtarët francez në Mitrovicë por për ti mbështetur ata ka shtuar ministri francez.
Ndërkohë ushtarët britanikë janë dislokuar në pozicione që deri tani mbaheshin nga francezët në Mitrovicë pas dhunës së javës së kaluar, mes serbëve dhe shqiptarëve. Por edhe rusët janë shprehur për përqindjen ushtarake paqeruajtësë në kosovë.
Eurokorpusi i cili do të vendoset në muajin Prill në krye të forcës së Natos në Kosovë, nuk do të ndryshoj asgjë në statusin dhe rolin e forcës ruse të dislokuar në këtë rajon./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori