TIRANË - Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm me një mandat 7-vjeçar. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve. Pas votimit, Olsjan Çela është betur mbi kushtetutë në sallën e senacës plenare.
Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme. Marku mori 11 vota pro, 22 kundër 78 abstenim, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim.