Presidenti francez Makron shoi shpresat për datën e negociatave në pranverë nëse deri atëherë nuk zbatohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së. Makron mbetet i ngurtë në qëndrimin e tij pavarësisht thirrjeve të autoriteteve në vend por edhe liderëve perëndimorë dhe të BE-së që të dy proceset, ai i anëtarësimit dhe reformimi i BE-së të zhvillohen paralelisht.