Sonte nata e dyte e Kenges Magjike

2019-12-12 1

Orët e gjata të punës u shpërblyen. Plot dritë, si për të dhënë mesazhin e misionit të tyre ?Këndo për të ndërtuar?, Kënga Magjike startoi mbrëmë edicionin e saj të 21.

Me surpriza që në nisje, jo vetëm për publikun, por edhe për vetë Ardit Gjebrean dhe bashkëprezantuesen e tij, Adrolën.

Skena nuk ishte vetëm për ta. Joel Dafa dhe Sirea Bombaj i sfiduan në prezantim përgjatë gjithë mbrëmjes. Këngëtarët sollën vërtetë një spektakël, me interpretime të jashtëzakonshme, ashtu siç na e kishin premtuar, por nuk e mohojnë që skena magjike iu dha shumë emocion.

?Kisha shume emocione, dola me sy mbyllur?.

Por me emocione ose jo, Fifi ia doli të impresionojë edhe përfaqësuesit e Wiwi Bloggs, medias më të ndjekur të Eurovizionit, që ndjek prej dy vjetësh edhe ?Këngën Magjike?.

?Kur pashë Fifin, zemra ime u shkri, sepse ajo ndërthurte aq mirë dramën e këngës së saj me bukurinë e skenës?.

Këtë vit, themeluesi i Wiwi Bloggs, William Lee Adams ka ardhur personalisht në Tiranë.

?Kur ju thoni Kënga Magjike, unë them festival magjik. Kualiteti është spektakolar. Unë them që producentët europianë duhet të ndihen vërtet xhelozë të shohin skenën që ju keni?.

Me një këngë mjaft potente që ndezi sallën e Pallatit të Kongreseve, Jason Walker prekjen e kësaj skene madhështore e quan si një nga eksperiencat më të bukura.

?Kjo është një nga eksperiencat më të bukura që kam patur ndonjëherë. Të gjithë këtu janë shumë të sjellshëm dhe unë dua të tregoj muzikën që bëj të gjithëve. Ndaj edhe jam shumë i lumtur, është shumë kënaqësi të jem këtu?.

Tamara Todevska dhe Judah Gavra sapo kanë filluar t?i ndjejnë emocionet. Ata do të këndojnë sonte, në atë që e krahasojnë me festivalet e njohur ndërkombëtar.

?Tani unë mund ta kuptoj pse Kënga Magjike ka kaq shumë famë. Është një festival me shumë kualitet dhe jam shumë e gëzuar që jam këtu. Është si Sanremo në Itali?.

?Shikoni dizajnin, është i pabesueshëm, kështu që unë jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu. Më ka impresionuar niveli i produksionit, skena, gjithçka duket në nivelin e Eurovizionit. Çdo gjë këtu është e bërë shumë mirë?.

Teksa juria, artistët, por edhe publiku do të votojnë për këngët që shkojnë në finale, nata e dytë e Këngës Magjike, që vjen sërish drejtpërdrejtë në Televizionin Kombëtar Klan, premton një garë të fortë plot emocione dhe surpriza, ashtu si performancat mbresëlënëse të natës së parë.

Të ardhurat e mbledhura nga biletat, do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan