Rama vlerëson punën e ministrave në terren: Olta Xhaçka non stop në krye të detyrës

2019-12-12 0

Kryeministri Edi Rama foli gjatë fjalës së tij në Kuvend për punën e vështirë që kanë bërë ministrat në terren në këto ditë të tmerrshme që kaloi Shqipëria me tërmetin e 26 nëntorit. Rama tha se është detyrë e tyre të jenë në shërbim të njerëzve, por angazhimi non stop pranë të prekurve nga terreni ka shërbyer - tha ai - si energji pozitive për të vijuar punën me motivim. Për këtë dha shembullin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila me rekomandim nga mjeku nuk duhej të sforconte veten pas lindjes së fëmijës, apo edhe të ministres së Infrastrukturës Beldina Balluku e cila për të pushuar pak orë ka fjetur në makinë pa shkuar fare në shtëpi.

"Kam dëgjuar lloj lloj budallallëqesh për ministrat. Unë kam zënë shumë vend në ekran e nuk e them për modesti por po mos të ishin të gjithë ata që shikoni mbrapa nuk do ishte bërë dot as 1/10-a e punës që është bërë. Se realiteti nuk është ai që tregon televizori, ai që secili percepton nga portalet. Realiteti është ai që është në territor dhe nuk është detyrimi i askujt nga anëtarët e kabinetit volumi i paraqitjes në televizor të secilit prej tyre. Nëse ministrja e Shëndetësisë nuk do të kishte qenë ditë natë në krye të detyrës, sigurisht që nuk do kishim pasur maksimumin në raport me motivimin dhe mbështetjen e njerëzve atje.