Nga Marku, te Memçaj, zgjidhen anëtarët e rinj të KED-së, Dvorani automatikisht kryetar

2019-12-12 1

TIRANE-Zgjidhen anëtarët e rinj për vitin 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ata janë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, Ardian Dvorani si kandidat i vetëm nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht anëtar dhe kryetar i këtij institucioni. Drejtuesja e organit të Akuzës në Shqipëri Arta Marku u zgjodh anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Miranda Andoni dhe Saida Dollani nga gjykatat e Apelit. Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën Ludovik Dodaj dhe Fatjona Memçaj, kandidate për Kryeprokurore. Anëtari i fundit që u zgjodh ishte Arjan Qafa nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative.

Free Traffic Exchange