Manastirliu në Kuvend: Buxheti 2020, buxheti i rindërtimit pa cënuar shërbimet

2019-12-12 0

?Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, pa cënuar shërbimet për qytetarët? - Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës saj në Kuvend. Manastirliu e nisi fjalën e saj me një falenderim për stafet mjekësore, duke bërë edhe një bilanc të situatës.

?Sapo kthehem nga spitali i Traumës ku takova Linditën, Manjolën dhe të lënduarit që ende po marrin shërbim në këtë spital. Dua të them se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga mjekët dhe infermierët që kanë trajtuar më shumë se 900 të lënduar nga kjo fatkeqësi natyrore?, tha Manastirliu.
Duke theksuar se edhe strukturat shëndetësore janë prekur nga tërmeti, Manastirliu tha se janë marrë masa për riparimin e dëmeve.

?Për fat të mirë nuk ka dëme strukturore në godinat shëndetësore, ka dëme të rekuperueshme dhe ashtu siç bëmë me spitalin e Durrësit që u rehabilitua në kohë rekord, po punohet për rehabilitimin e strukturave të tjera shëndetësore që kanë pësuar dëme nga tërmeti?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në Kuvend se nuk do të cënohet asnjë shërbim për qytetarët. ?Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit. Nuk mund t?i mohohet qytetarëve kontrolli mjekësor falas, nuk mund t?u mohohet dializa, analizat laboratorike falas, siç nuk mund t?u mohohet rindërtimi i qendrave shëndetësore dhe spitaleve?, tha Manastirliu.