http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vënia para përgjegjsisë e të gjithë atyre personave që lejuan dhe ndërtuan pa kriter dhe cilësi është një nga prioritetet e qeverisë. Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e radhës së qevrisë deklaroi se po bëhen gati të gjitha dosjet për ata që abuzuan me ndërtimetEDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE?Lidhur me punën paralele që po zhvillohet për hetimet dhe për nxjerrjen e përgjegjësive të atyre që do të rezultojnë përgjegjës pavarësisht fuqisë së tërmetit. Rastet kur godinat e shembura dhe të pabanueshme janë produkt e shkeljeve.Gjatë mbledhjes Rama foli edhe për planin e rindërtimit në lagjet e reja të parashikura të ndërtohen në kryeqytet, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti.?Në Durrës do të bëjmë një lagje komplet të re, kjo është shumë e qartë. Hapësirat ku ka pasur shembje do të kemi parqe, infrastrukturë sociale dhe arsimore, apo edhe në Tiranë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat prishja e atyre godinave me probleme dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar ata njerëz.Një pikë tjetër te ?5 Maji? pranë lumit ku ne mund të bëjmë spostime, pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër dhe tjera te ish-Uzina e Autotraktorëve (Shkozë). Këto tre pika ne plotësojnë nevojën. Me objektivin afat gjatë 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër 5 mijë. Do të jenë lagje të reja sikur nuk ka sot në Shqipëri, kopshte, shkolla, çerdhe, kënde sportive me të gjitha. Lagje model, jo geto. Në Lac duhet të fillojmë shembjet, që të kemi po ashtu një lagje të re në gjithë atë zonë?.Kryeministri Rama porositi ministrat që të lajmërojnë banorët e Laçit, godinat e të cilëve janë prishur, që të boshatisin shtëpitë, në mënyrë që Turqia të fillojë punën për ndëtimin e banesave të premtuara.?Në Laç duhet të fillojmë shembjen e atyre godinave. Të gjitha pallatet që vizitova unë, pallatet e revolucionit demokratik duhet të shemben. Të kemi dhe në Laç një lagje krejt të re të ndërtuar me parametra të rinj. Filloni shembjen, komunikoni me banorët për të marrë gjërat që kanë brenda, ndihmojini t?i nxjerrin dhe filloni shembjen. Gjithë ato pallate duhet të rrëzohen dhe të bëhet një lagje e re e Laçit.Të fillojmë bashkëpunimin me agjencinë shtetërore të Turqisë që premtimi i presidentit të Turqisë për të ndërtuar 500 shtëpi të realizohet.Kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë kontrolle të shumta në mënyrë që të mos ketë asnjë përfitues abuzues.