"Dje në Samitin e NATO-s i kam bërë të gjitha bisedat e nevojshme dhe përsa i përket fazës së parë të gjithë janë gati nga një vlerësim i shpejtë që bëmë së bashku me Oltën, Gentin dhe Endrin, absolutisht ata që janë në nevojë për një çadër dimërore janë të mbuluar, është thjesht cështje kohe për transportin. Përsa i përket tranzicionit nga rrënoja nga banesa e re është e garantuar. KE dha 15 mln euro. Nuk do të jetë vetëm kjo ndihma e BE-së, kjo ishte e para pa burokraci. BE-ja, KE, po punon me ne edhe për dy mekanizma të tjerë për t'iu përgjigjur kërkesës për të rialokuar të gjitha fondet IPA për këtë drejtim, rindërtimin, që kanë qenë të planifikuara po destinuara dhe tjera mekanizimi i solidaritetit për emergjencat natyrore. Priten gjithë të dhënat se pa ato s'ka s'i bëhet dhe ato po mblidhen edhe nga vetë BE.
Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë. Një instrumet ekstra me një potencial të konsiderueshëm. Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman. Po vijojmë edhe në drejtim të vendeve të tjera të rajonit lindor. Do të kemi një mbështetje të konsiderueshme në raport me nevojën. Skenari i përgatitur nga ministria e Financave që praktikisht do të jetë program i vecantë në buxhetin e shtetit është ndërtuar që gjërat të bëhen pavarësisht sa fonde do të vijnë nga jashtë, zëre se nuk do të vijë asnjë lek dhe në proces do të axhustohen numrat nga nevojat. Ne do të bëjmë rindërtimin por edhe punët e tjera. Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit, sikur na është propozuar apo propaganduar si zgjidhje magjike" tha ai.