#rtvora #oranews
Pas kthimit nga Londra, kryeministri Rama duket se ka konkretizuar tashmë zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja për strehimin e banorëve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në Durrës do të ndërtohet një lagje e re, por zona nuk u specifikua nga kryeministri.
Sa i takon Tiranës, varianti për ndërtimin e një lagje të madhe në Kashar ka rënë.
Rama tha se do të ndërtohen tre lagje, një në Kombinat dhe dy të tjera në zonën e 5 Majit dhe ish-Uzinën e Traktorëve.
Në total në kryqytet parashikohet ndërtimi i 10 mijë apartamenteve të reja në një plan afatgjatë, dhe 5 mijë në një plan afatmesëm.
Rama: Ndërtimet e reja kanë filluar të planifikohen. Në Durrës do të bëjmë një lagje krej të re. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjes dhe pastrimit që të mos jenë thjesht pika hajde këtu, shemb këtu, po ndërtojmë. Por të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqe të kujtesës për çfarë ndodhi, edhe me infrastrukturën sociale, arsimore.
Sikundër në Tiranë tanimë jemi të qartë që duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat. Prishje e të gjithë atyre godinave problematike që u ka ardhur dita të prishen dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar të gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty në zonën e Kombinatit me parametra komplet të tjerë. Një pikë tjetër te 5 Maji pranë lumit, është një zonë ku mund të bëjmë spostime.
Faktikisht pjesët më të prekura brenda qytetit janë Kombinati dhe zona e njësisë 4 ku mund të bëjmë spostime pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër. Dhe një lagje tjetër do ta bëjmë në ish-Uzinën e Traktorëve, më vogël por e nevojshme. Këto tre pika plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe objektiv afatshkurtër 12-18 muaj, 5 mijë apartamente.
Do të jenë lagje të reja siç nuk ka sot në Shqipëri, me shkollë, çerdhe, qendër shendetësore, ujë, kanalizime, kënde sportive dhe lojërash. Lagje model sesi duhet të jetën dhe do të jetë Shqipëria e së nesërmes.Nuk ka kuptim të ndërtojmë banesa me standarde minimaliste dhe riparime aty për aty, hajde të kalojmë këtë.Duam të jenë lagje ku të kemi miksim të familjeve të varfra me ato të shtresës së mesme, të kemi aktivitet ekonomik dhe një jetë sociale normale si në lagjet në qendër të Tiranës, jo geto.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirana-me-tre-lagje-te-reja-pas-termetit-ne-kombinat-5-maji-dhe-ish-uzinen-e-traktoreve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp