#rtvora #oranews
Në kohën kur Arta Marku po mbush dy vjet në detyrë si e dhe pse u zgjodh kryeprokurore e Përkohshme, të enjten, 5 dhjetor, Parlamenti do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar mes 3 kandidaturave.
Olsian Çela është rënditur i pari sipas pikëzimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në bazë të aftësive profesionale, integriteti moral dhe aftësive organizative.
Lista pason me Arta Markun dhe në vendin e tretë sipas pikëve ndodhet Fatjona Memçaj.
E zgjedhur si Kryeprokurore e Përkohshme vetëm me votat e PS, Arta Marku qëndroi 2 vite në detyre si drejtuese e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa tani kërkon edhe një mandat të plotë 7 vjeçar në një garë të ngushtë me Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsian Çela që sipas renditjes së KLP është më i favorizuar se Marku dhe Prokuroria e Apelit Fatjona Memçaj.
PS i duhen 84 vota për të zgjedhur të preferuarin e saj ndërmjet këtyre tre emrave, dhe për këtë duhet të ketë edhe votat e opozitës së re, e cila kohet e fundit nuk ka nguruar të bashkojë kartonat me mazhorancën.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/neser-zgjidhet-kryeprokurori-i-shqiperise
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp