Ora News - Skandali me Fondacionin në Fier, ndihmat për tërmetin i kalon në llogari të tij

2019-12-12 2

#rtvora #oranews

Policia e Fierit ka zbuluar një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.

Policia procedoi penalisht shtetasin Ajet Shira, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit, duke qenë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi" i kryer në bashkëpunim, pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.

"Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase, një nga Vlora dhe një nga Tirana, janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni".
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/skandali-me-fondacionin-ne-fier-ndihmat-termetin-i-kalon-ne-llogari-te-tij

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp