Bllok bota avioni peng, Austri, Izrael, Çeçeni - (9 Shkurt 2000)

2019-12-12 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Asnjë marreveshje konkrete deri tani për lirimin e avionit Boing 727 i linjës ajrore Afgane i marrë peng në aeroportin e Britanisë. Gjatë natës katër persona u panë të dilnin nga dritarja e pilotit. Më pas u saktësuan se të 4 ishin pilotët. Pra rrëmbyesit lirojnë vetëm ekuipazhin e fluturimit duke paralajmeruar se nuk largohen pa ju plotësuar kërkesat e tyre. Numri i pasagjerve të marrë peng është 150 vetë. Autoritetet britanike janë në pritje dhe kanë drklaruar se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse keqtrajtohen pasagjerët.

Austri do të ketë një demokraci të qëndrushme. Kështu është shprehur sot para parlamentit dhe presidentit austriak, kancelari i ri Volfgang Shusel. Kancelari i ri austriak bëri të ditur programin e qeverisë së tij në parlament duke deklaruar se koalicioni i ri ka planifikuar të kontribuoj në fondin e kompensimit për viktimat e kampit nazist të punës. Firmat gjermane kanë premtuar miliarda dollarë për të kompensuar viktimat e kampeve naziste gjatë luftës së dytë botërore.

Izraeli nuk terhiqet nga bombardimet, ai ka mobilizuar forcat ushtarake në kufi me Libanin. Sot është mbledhur këshilli i sigurisë në Telaviv për të studiuar hapat e mëtejshëm, ndërsa qeveria ka urdhëruar që qytetarët të rrinë nëpër vend strehimet. Izraeli akuzon Libanin se ka shkelur marrëveshjen e ?96.

Grozni ende përmendet si qyteti fantazmë për Rusët. Nën rrënojat e tij ka ende 300 rebel çeçen, të cilët s?po kapen dot nga rusët. Por ushtarët e kremlinit duken të lodhur nga kjo luftë. Burimet zyrtare ruse bëjnë të ditur për rreth 1200 të vrarë por burime nga fronti dëshmojnë se ky numër është tre herë më i madh./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori