#rtvora #oranews
Bujar Cuka humbi gjysmën e familjes kur por zbardhte e marta e 26 nëntorit. Në rrënoja mbetën bashkëshortja e tij e ndjerë, Fatmira Cuka, 44-vjecare dhe djali, Sardi, 18-vjeçar.
Me dhimbje, Bujari tregon se si arriti të shpëtojë nga një e çarë në muret e përmbysura të shtëpisë, teksa nga katastrofa shpëtoi edhe vajza, e cila në momentet e tmerrit ndodhej në Tiranë, pranë gjyshërve. Në çastet e fundit, nëna përqafoi të birin instiktivisht, pozicion në të cilën u gjetën pas 13 orësh gërmime në gërmadha. U shemb pallati.
Fati im u futa poshtë derës. Dera nuk hapej. Gjeta një vrimë në murë. Thirra me zë të lartë emrin e nuses dhe të djalit por asgjë. Nusen time e kanë gjetur sipër djalit tim, i kanë gjetur të dy të vdekur. Unë kam marrë fund. Jam shkatërruar krejt. Vajzën nuk e kam pasur këtu e kam pasur në Tiranë?
Tragjedia mund të ketë qënë edhe e paralajmëruar, pasi tre godina në Thumanë kanë pësuar dëmtime edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, por për to nuk ka patur një përcaktim të qartë, nëse ishin ose jo të banueshme prej autoriteteve.
Në dhimbje, Bujari i bën thirrje autoriteteve që të vënë dorë mbi këtë gjëndje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/humbi-djalin-dhe-gruan-nga-termeti-bujar-cuku-keto-jane-varre-ne-shteti-te-veproj
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp