Klement Çupi është një nga viktimat që humbi jetë si pasojë e tërmetit që tronditi vendin tonë në 26 nëntor. Ai nuk u dorëzua për asnjë çast, por luftoi nën rrënoja deri në minutat e fundit të jetës. Edhe pse mes rrënojave dhe me dhimbje të shumta, ai vazhdonte të buzëqeshte dhe të bënte humor me forcat operacionale të shpëtimit.
Prej vitesh Klementi jetonte në Angli, ku punonte si shofer taksie në qytetin e Oxfordit. Ai ishte rikthyer në Shqipëri vetëm dy ditë para tërmetit tragjik. Fatkeqësisht si pasojë e tërmetit humbën jetën edhe nëna me babain e Klementit. Ai që mbijetoi ishte vëllai i tij Micoli (i cili mban edhe emrin Aleks, pasi e ka ndryshuar atë për shkak të dokumenteve në Greqi).
I ftuar në studion e ?Historia ime? ishte xhaxhai i tij, Hamza Çupi, i cili tregoi përjetimin e tij gjatë asaj nate tragjike.
Xhaxhai kujton momentet e fundit të Klementit dhe e kujton atë si një hero dhe një person që i buzëqeshi vdekjes.