Zv. ministrja e Brendshme: Janë shembur 1183 shtëpi! 5514 shtëpi dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë

2019-12-12 1

Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar në një deklaratë për shtyp numrin e shtëpive dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti nga verifikimet e deritanishme

Janë shembur 1183 shtëpi në tre qarqe, janë dëmtuar rëndë 5514 shtëpi dhe 558 pallate, janë strehuar në hotele në Durrës 2269 persona, 1306 banorë të strehuar Lezhë. Deri tani janë prishur 23 objekte, 14 në Durrës dhe 9 në Thumanë. Voda tha se tashmë po vijon puna për prishjen e dy objekteve të tjera në Durrës, Shkozet dhe për pastrimin e inerteve në këto objekte, ndërsa po përgatitet edhe shembja e shkollës në Thumanë.

Lidhur me banorët në zonat rurale të cilët kanë mbetur pa një strehë Voda tha se kjo ka qënë një zgjedhje e tyre, pasi nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke zgjedhur të strehohen në çadra.