Report TV -Erjon Braçe: Në garazhet e Tiranës janë sharruar kolonat

2019-12-12 0

Erjon Braçe denoncoi se ka marrë shqetësime nga shumë banorë në pallate të reja për sharrimin e kolonave. Ai tha se duhet t?u përgjigjemi qytetarëve së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. "Në Tiranë unë personalisht kam marrë një seri shqetësimesh që janë në pallate të reja, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë lëvizur dhe sharruar kolona për t'u hapur vende për t'u strehuar. Janë raste sporadike, por ne duhet t?u përgjigjemi së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. Puna duhet të përfshijë ata që kanë leje. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, por as në përmasën e dëmit. Duhet t?u japim garanci njerëzve" tha ai.